Shkruan Lavdërim Miminllari/ Sot në Pogradec u luajt ndeshja e futbollit ndaj Korabit… Pogradeci fitoi 1-0 me një gol nga penalltia. Megjithatë, futbollistët dhuruan një lojë shumë të dobët, plot gabime dhe të përqendruar vetëm në njërin krah të fushës. Lojtarët nuk arrinin të godisnin portën, dhe loja u karakterizua nga nervozizmi.
Ky nivel loje është rezultat i vetëkënaqësisë së futbollistëve. Z. Trajner, ne vijmë dhe mbushim stadiumin për të parë futboll, jo për të ndjekur një lojë që duket si stërvitje! Ne presim shumë nga ju, por në fushë shohim shumë gabime, çka tregon se lojtarët janë të kënaqur me veten. Po tifozët që ju ndoqën? Ata mbetën shumë të zhgënjyer, pavarësisht fitores.
Përgjegjësia bie mbi trajnerin. Mjaft me mburrjet për afrimin e lojtarëve të rinj – loja e treguar sot ishte shumë e dobët, sidomos kundër një ekipi që më parë na kishte mundur 3-1.

