6.5 C
Pogradec
6.2 C
Korçë
5.4 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
5.6 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Tuesday, March 3, 2026

Pacienti tentoi të djegë qendrën e dializës në Korçë, mjekja psikiatër: Sjellje agresive, ka refuzuar ekzaminimet për probleme të shëndetit mendor

- Advertisement -

Një ditë pas incidentit që ndodhi në repartin e hemiodializës në Korçë ku një 65-vjecar shkoi me një shishë benzinë në repartin ku prej 7 vitesh merr shërbim, ka folur mjekja psikiatre Nikolina Bode.
Bode është shprehur se pacienti i hemiodializës Kujtim Mero nuk është i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor. Por edhe pse ka shfaqur probleme të tilla, nuk ka pranuar të kryej ekzaminime dhe shpesh herë ka shfaqur sjellje kundërshtuese dhe agresive.
Sipas mjekes Nikolina Bode, problemet për 65-vjeçarin Kujtim Mero kanë nisur që në korrik të vitit të shkuar, ku është kërkuar nga mjekët e qendrës së dializës, trajtim për probleme të shëndetit mendor. Pacientët e hemiodializës kanë një risk të shtuar sipas mjekes për të zhvilluar probleme të shëndetit mendor, pasi jeta e tyre bëhet më e vështirë në momentin që kryejnë terapinë mjekësore të dializës, prandaj është e nevojshme konsultimi i vazhdueshëm me ta.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit