9.6 C
Pogradec
9.5 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9 C
Ersekë
8.6 C
Maliq
9.8 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Qendresa Qytetare: Tregu i punës diskriminon të diplomuarit, të rinjtë zgjedhin degët e Eksodit!

- Advertisement -

Tregu i punës diskriminon të diplomuarit, të rinjtë zgjedhin degët e Eksodit!

Të rinjtë shqiptare vitet e fundit duke analizuar edhe tregun e punës, kanë vendosur të përzgjedhin ato që quhen degët e eksodit, ku kryeson Mjekësia, Teknologjia e Informacionit dhe Inxhinieria dhe degët që lidhen e më fushën e shërbimeve.

Një studim i ekspertit të Qëndresës Qytetare Ilir Brasha analizon sfidat e ndërlidhjes mes universiteteve me tregun e punës ka arritur në përfundimin se aktualisht ata pa diplomë janë më të avantazhuar për të gjetur një vend pune se ata me diplomë, teksa këta të fundit kanë hedhur sytë drejt emigrimit.

Nga monitorimi i punëve aktive në portalet e punësimit: AKPA, Dua Punë dhe Njoftime.AL, rezulton që 53.5% e thirrjeve për punësim nuk kërkojnë për kandidatin asnjë lloj kualifikimi. Pra, pjesa më e madhe e punëve aktive janë punë në të cilat nuk kemi kriter arsimi të lartë.

Ndërkohë rreth 20% janë punë të cilat kërkojnë si kriter që individët që aplikojnë për punë të kenë kryer një shkollë profesionale, ose të kenë një zanat. Për pjesën tjetër të punëve, kemi kriter diplomën universitare në një profil të caktuar sipas kërkesës.

Profili më i kërkuar është ai i Ekonomistit me 8.4% të Njoftimeve të Punës, ndjekur nga IT me 1.7%, manaxherit me 1.6%, marketingut me 1.6%, si dhe fusha të ndryshme të Inxhinierisë.

Pra, punët më të kërkuara lidhen pikërisht me fushat e ekonomisë dhe Inxhinierisë, fusha ku tashmë edhe të rinjtë janë pjesë e një tregu ndërkombëtar,

Në rastin kur të anketuarit janë pyetur për të rekomanduar degën e tyre të studimit, rezulton që degët më të rekomanduara janë në profilin e Inxhinierit, IT, Mjekut dhe Ekonomistit.

Si përfundim degët me më shumë mundësi në tregun e punës rezultojnë që të jenë ato të Inxhinierisë, Ekonomistit, IT dhe Mjekësisë, thënë me fjalë të thjeshta janë degë që të rinjve mund tu gjenden edhe nëse vendosin të emigrojnë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, degë që paraqesin risk më të lartë të punësimit janë ato që lidhen me profile studimi si Shkenca Sociale, Juridik dhe Filologjik-Gjuhë të huaja.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit