16.2 C
Pogradec
17.3 C
Korçë
16.1 C
Bilisht
16.4 C
Ersekë
16.7 C
Maliq
16.6 C
Liqenas
Wednesday, April 29, 2026

Procedohen 2 shtetas në Pogradec dhe Devoll, shisnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre…

- Advertisement -

DVP Korçë

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve piroteknike.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që shitnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre, në Devoll dhe në Pogradec.

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Devoll dhe Pogradec, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. M., 56 vjeç, banues në Devoll dhe L. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Në zbatim të planit të masave, shërbimet e Policisë do të jenë në gatishmëri të përforcuar, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë ditëve festive. Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë rastet e tregtimit apo përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shtetasve përgjegjës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit