Redaksia e Pogradecipress.al hapi 3 ditë më parë një anketë për individë me kontribute apo me popullaritet publik në qytetin e Pogradecit, ku të anketuarit do të zgjidhnin se kë nga 13 personazhet e paraqitura e shihnin si kandidat/e të përshtatshëm për deputet/e në zgjedhjet parlamentare 2025 dhe si figurë që përfaqëson denjësisht Pogradecin. Emrat e personave të përfshirë në këtë anketë janë artikluar në diskutimet që partitë politike bëjnë me strukturat e tyre, por nga ana tjetër ka dhe individë të cilët nuk kanë pasur angazhime në strukturat politike të qytetit, por janë tepër publik në angazhimet qytetare duke kryer kështu edhe angazhime publike me rëndësi për komunitetin dhe kanë potencial të kandidohen në listat e kandidatëve për deputet të subjekteve kryesore politike.
Në këtë anketë u angazhuan afro 2200 të anketuar dhe 197 komente të cilët shprehnin mendimin mbi të preferuarit dhe figurat të cilat ndihen më të afërta për qytetin e Pogradecit.
Nga analiza e rezultateve të anketës, individët janë renditur sipas votave të marra. Erind Bejko ka marrë numrin më të lartë të votave, ndjekur nga Arbër Male me një diferencë minimale prej 24 votash, ndërsa Zini Tollozhina dhe Sotiraq Mangëri ndodhen në fund të listës. Specifikojmë që për shkak të një problemi në sistem, aksesi për të votuar Sotiraq Mangërin u dha 15 orë pas fillimit të sontazhit.
Renditja është si më poshtë:
1. Erind Bejko – 663 vota
2. Arbër Male – 639 vota
3. Alfons Olldashi – 215 vota
4. Genti Çela – 110 vota
5. Sandri Bajraktari – 92 vota
6. Albana Prifti – 91 vota
7. Bledi Çomo – 89 vota
8. Gentian Çala – 72 vota
9. Andi Shkira – 57 vota
10. Elona Katiraj – 43 vota
11. Marjeta Biba – 36 vota
12. Zini Tollozhina – 35 vota
13. Sotiraq Mangëri – 20 vota
Erind Bejko dhe Arbër Male kryesojnë listën me mbështetje të dukshme nga qytetarët, ndërkohë që kandidatët e tjerë kanë rezultate më modeste. Këto rezultate mund të japin një indikacion të qartë mbi preferencat e elektoratit në zonën e Pogradecit për zgjedhjet e vitit 2025. Ajo që bie në sy është se figurat e tjera aktive në strukturat partiake, kanë një preferencë të ulët. Kjo siç duket dhe sipasojë e eksperiencës që tashmë ka elektorti vendas me këto figura. Bejko dhe Male kanë pasur eksperienca publike në qytet, por nuk janë testuar në pozicione drejtuese. Ndërsa përsa i përket përfaqësimit rritja e popullaritetit të Arbër Male lidhet me angazhimin e tij si Këshilltar i Këshillit Bashkiak, ku në mandatin e tij ka ngritur kauza qytetare me interes dhe ka mbrojtur në këshill jo pak herë çështje me impakt për qytetin. Siç duket popullariteti është i ulët tek figurat klasike politike të qytetit, të cilat në dukje kanë një pëlqyeshmëri më të pakët dhe besim më të ulët për të qënë përfaqësues në listat e deputetevë për Qarkun e Korçës.
Anketa është bërë publike përveç faqes zyrtare të Pogradecipress.al, edhe në grupe të ndryshme të qytetit për të shmangur shpërndarjen votimin e audiencës së profilizuar dhe të anëshme. Redaksia e Pogradecipress.al shpreson se konkluzionet e kësaj ankete të pasqyrohen dhe në aktivitetet e brendëshme të partive politike, për të sjellë kështu personat më të dashur për qytetin në listat e deputetëve për përfaqësues qyteti. Pavarsisht krahëve politik, me rëndësi është që në ato lista të vendosen persona që i shërbejnë qytetit dhe janë pranë banorëve dhe perceptimit të tyre./Pogradecipress.al

