Voskopoja, fshati ku ndërthuren magjishëm bukuritë natyrore me monumentet e kulturës vazhdon të mbetet në krye të listës së turizmit për zonën e juglindjes.
Janë kryesisht pushuesit besnik, që nuk e braktisin Voskopojën, pasi gjejnë freskinë e malit dhe komoditetin në bujtina me çcmime të arsyeshme. Voskopoja popullohet gjatë fundjavave, ndërsa gjatë ditëve të javës hotelet dhe bujtinat punojnë me gjysmë kapaciteti
Përpos vendasve në Voskopojë sheh gjithnjë e më shumë turistë të huaj, të cilët shprehen të impresionuar me bukuritë natyrore dhe kishat, monumente kulture. Në Voskopojë, njësitë akomoduese shtohen rishtazi, por operatorët turistikë shprehin shqetësim për mungesën e punëtorëve dhe rënien e prodhimit vendas.
Gjatë turit 2-3 ditor në Voskopojë, turistët vizitojnë kishat dhe bazilikat e stilit post-bizantin, ekspolorjnë shtigjet malore me bimësi të pasur, shëtitje me kalë dhe sigurisht shijojnë ushqimet bio dhe njihen me traditat e zonës.

