10 C
Pogradec
10.3 C
Korçë
9.5 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
9.5 C
Maliq
10.3 C
Liqenas
Sunday, April 26, 2026

Banorët e Gështenjasit në protestë për rrugën që po shtrohet. “Me cilësi të ulët punimet. Do vazhdojmë protestën…”

- Advertisement -

Është zhvilluar ditën e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit një protestë nga banorët e kësaj zone lidhur me investimin për shtrimin e rrugëve të brendshme të fshatit. Ata pretendojnë se cilësia e punimeve është e dobët dhe se projekti ka gabime.

Kryeplaku i fshatit, Seladin Çapo, deklaroi se rruga nuk është në parametrat e duhura dhe se disa herë ka informuar autoritetet për problematikat e investimit.

Këshilltari i këshillit bashkiak të Pogradecit, Arbër Male, iu bashkua protestës së banorëve të Gështenjasit, duke theksuar se ka ngritur disa herë në këshill shqetësimet për cilësinë e dobët të disa investimeve dhe ka kërkuar pranë institucioneve ngritjen e grupeve të posaçme monitorimi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kompanisë “Rejshpk”, e cila po merret me punimet. Nga inxhinierja e punimeve u bë e ditur se disa nga shqetësimet e banorëve janë të bazuara dhe se kompania do të rishqyrtojë dhe do të korrigjojë problematikat e adresuara.

Saktësojmë se dy vite më parë rrugët e brendshme të fshatit Gështenjas u shtruan me asfalt nga kompania që realizoi rrjetin e ujërave të zeza, si një mënyrë për të rikthyer në gjendjen e mëparshme rrugët e dëmtuara të fshatit. Edhe atëherë, banorët dolën në protestë. Ndërsa, pas dy vitesh, vjen një tjetër investim për shtrimin e këtyre rrugëve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit