17.9 C
Pogradec
18.6 C
Korçë
18.3 C
Bilisht
17.6 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.9 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Korçë/ “Plas” vjedhja, 3 raste vetëm në 24 orë…

- Advertisement -

Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi A. K., i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e tij, në fshatin Voskopojë, gjatë kohës që ai nuk ka qenë në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. F., i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri, në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi S. R., i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri, në banesën e tij, në lagjen nr. 17, Korçë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit