15.5 C
Pogradec
15.3 C
Korçë
15.1 C
Bilisht
14.9 C
Ersekë
14.2 C
Maliq
16.4 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Korçë/ 2 raste vjedhjesh dhe dy procedime penale për baste e për shkelje të rregullave të qarkullimit…

- Advertisement -

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. C., 20 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. T., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr. 8, Korçë, u kap në flagrancë me celularë që dyshohet se i përdorte për të vënë baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Më datë 17.11.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasja A. P. se i kanë vjedhur një shumë parash në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij rasti.

Më datë 16.11.2024, në Komisariatin e Policisë Pogradec, ka kallëzuar shtetasi E. Zh. se në PKK Qafë Thanë, i kanë vjedhur një shumë parash nga protofoli që e kishte lënë në automjet. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit