9.6 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
8.9 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
10.2 C
Liqenas
Monday, April 20, 2026

Drejtori i Pogradecit Nesti Binishi: As që e kam menduar dorëheqjen. Janë thashetheme!

- Advertisement -

I pyetur pak momente më parë në lidhje me lajmet që qarkullojnë se Nesti Binishi ka dhënë dorëheqjen, është Drejtori i klubit të Pogradecit që bën këtë deklaratë për portalin tonë “Korça Boom”: Po çuditem dhe nuk di gjë që unë paskam dhënë dorëheqjen.

Mos më pyesni për gjëra të tilla, sepse janë thashetheme dhe nuk e di kush I nxjerr. As që kam pasur ndonjë takim me presidentin e ekipit që të jap dorëheqje që nuk ekziston. Madje së fundi u kam thënë edhe lojtarëve që jam mbështetja juaj.

Prandaj u them të gjithëve që mos u merni me fjalë,” – ka thënë enkas për portalin tonë pak momente më parë Nesti Binishi.

Kjo konfirmon zyrtarisht që Binishi do të vazhdojë të jetë Drejtor i klubit të Pogradecit dhe dorëheqja që u fol ishte thjesht një thashethem dhe vetëm kaq.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit