Korçë – Vetëm pak minuta më parë, drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e motocikletës dhe është përplasur me një mur në Bulevardin Republika të qytetit të Korçës. Mësohet se drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spitalin e Korçës, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një motomjet deliveri. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

