10.9 C
Pogradec
11.4 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.5 C
Ersekë
10.5 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Një person gjendet pa shenja jete në aksin Korçë-Pogradec, rrethanat ende të paqarta…

- Advertisement -

Pogradec:-një person është gjetur në rrethana ende të paqarta pa shënja jete në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Leshnicë.
Paraprakisht policia dyshon se një mjet e ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Pritet të zbardhet ngjarja.

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit