Pogradeci është i gjithë në errësirë. Burime paraprake tregojnë se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 kV e OST. Momentalisht nuk dihet shkaku i ndalesës, por grupet e punës janë nisur për të evidentuar arsyet e ndërprerjes dhe për të rikthyer energjinë. Shkak mund të jenë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë. Pogradeci dhe disa fshatra aktualisht janë pa energji elektrike, ndërkohë që nuk dihet se kur do të kthehet furnizimi.

