Pogradeci nuk di të fitojë jashtë/Mundet nga Vora 1-0. Tre ndeshje jashtë, tre humbje
Pogradeci u mund dje nga Vora me rezultatin 1-0 në stadiumin “Vora”, ndeshje e cila u luajt në orën 16:00 e vlefshme për javën e gjashtë të kategorisë së parë të futbollit.
Golin për Vorën e shënoi Ruzgis në minutën e 76-të me anën e një 11-metërshi.
Kjo është ndeshja e tretë e Pogradecit jashtë fushe nga e cila dalin pa pikë ku edhe në transfertën e Burrelit por edhe atë të Lushnjës kanë dalë pa asnjë pikë, me golavarazhin e ndeshjeve jashtë, 2 të shënuar dhe 4 të pësuar.
Nga stafi i liqenorëve pati edhe kontestime për gjykimin ku gjyqtari i tregoi kartonin e kuq administratorit të klubit Nesti Binishi.
Pas gjashtë ndeshjesh Pogradeci renditet i 8-ti në renditje me 6 pikë ku diferenca me dy vendet e para që kalojnë direkt në superligë thellohet akoma më tepër.
Ndeshja e rradhës luhet më datë 5 tetor, ditën e diel kundër Kukësit në “Pogradeci Stadium”.
✏️REDI DANDALLAKU

