Burimi: Shqiptarja.com
Teksa nëna e dy fëmijëve të mitur Melisa Trëndafili lufton me vdekjen në spitalin e Djegieve në Tiranë, nuk mungojnë dhe reagimet e institucioneve, përveç indinjatës qytetare dhe hetimeve policore që janë ende aktive, në kërkim të bashkëshortit autor të dyshuar të krimit të paprecedent.
Pas ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, sot (1 Shtator) ka reaguar edhe ai i Drejtësisë, Ulsi Manja. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i dikasterit e përshkroi ngjarjen e Korçës si “tronditëse” dhe të dëmtuarën si “viktimë e dhunës së verbër në familje” de sipas tij ky “është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!”

