Sot janë dekretuar rektorët e zgjedhur të universiteteve në vend. Ndër ta, edhe rektori i ri i Universitetit ‘Fan S. Noli’ në Korçë, Prof. Dr. Lorenc Ekonomi. Për dekretimin e rektorëve ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj, i cili ka shkruar:
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g”, nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 39, pika 8 e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë nga Ministri i Arsimit dhe Sportit, dekretova emërimet e rektorëve të universiteteve publike.

