19.8 C
Pogradec
20.4 C
Korçë
19.9 C
Bilisht
18.9 C
Ersekë
19.6 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Nga Arbër Male/ Mokrës i mungojnë rrugët jo daullet!

- Advertisement -

Nga Arbër Male/ Mokrës i mungojnë rrugët jo daullet!

Krahina e Mokrës është padyshim nga pasuritë më të mëdha që ka rrethi i Pogradecit duke nisur nga historia, kultura, pasuritë natyrore dhe kulinaria.
Mokra është një oaz ku mund të jetohet mirë dhe të zhvillosh bujqësi e blegtori por dhe të kthehet në një destinacion turistik nga më të veçantit në gjithë qarkun e Korçës. Më tepër sesa një festë vjetore dhe shumë mirë bëhet që promovohet, Mokra ka nevojë imediate për:

1- Ruajtja e natyrës duhet shpallur prioritet duke e mbrojtur me fanatizëm, që nga pyjet dhe të gjitha burimet ujore pa të cilat ajo zonë do humbë shumë nga bukuria dhe vlera e saj.

2 – Investimet në infrastukturë pa të cilën aksesi i asaj zone do jetë gjithmonë i vështirë dhe vështirësia më e madhe do jetë e banorëve për të zbritur në zonat urbane për shërbimet e përditshme dhe për të zbritur prodhimet bujqësore të cilat do të ketë kosto të shtuar.
3-Fshatrat e Mokrës kanë venojë për afrim shërbimesh arsimore, shëndetësore dhe aktivitete kulturore.

Detyra kryesore e Bashkisë nuk është të na tregojë sa mirë i gatuajnë zonjat e Mokrës byrekët në saç, kulaçin apo si bëhet nardeni, por detyra kryesore është të ruajë Mokrën nga dëmtimi nga njëra anë, të investojë në infrastukturë nga ana tjetër, në mënyrë që tu krijojë lehtësi dhe kushte të domosdoshme banorëve si dhe akses të lehtë vizitorëve.

Rrugën e zhvillimit të pronës, bujqësisë dhe zhvillimit të bizneseve e gjejnë vetë mokrarët, pasi ajo zonë është e mirënjohur tashmë nga të gjithë!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit