Vijon në ditën e dytë ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës.
Avioni rumun i mobilizuar falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civil ka realizuar deri tani disa hedhje shumë të sakta dhe është duke u përgatitur per vazhdimin e misionit.
Ndërhyrja nga ajri dhe toka me 120 forca të angazhuara do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, duke shpresuar se falë këtij operacioni kompleks të bëjnë të mundur shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.

