8 C
Pogradec
7.3 C
Korçë
6.5 C
Bilisht
5.8 C
Ersekë
6.5 C
Maliq
7.7 C
Liqenas
Wednesday, April 29, 2026

Fermerët e Maliqit në kolaps. “Punuam gjithë kohën, nuk po shesim gjë. Po mbetemi pa bukë, nuk mbjellim më.”

- Advertisement -

Mes produkteve të shumta bujqësore të cilat kanë mbetur stok dhe kanë një treg të limituar të produktit i cili njëkohësisht është edhe nën koston e prodhimit është patatja dhe qepa.

Aktualisht në tregun e shumicës sipas fermerëve 1kg patate tregtohet me 25 lekë ndërkohë që duhet të tregtohet me 30 lekë për të qenë në kosto. Po ne të njëjten vlerë tregtohet edhe 1kg qepë.

Julian Guri është një ndër fermerët më të mëdhenj të Maliqit i cili tregon se produkti i Kosovës hyn në Shqipëri disa herë më lirë për shkak të subvencionimit. Ndërsa prodhimi i tij jo vetëm që kërkohet nën kosto por nga ana tjetër këtë vit grumbulluesit nuk kanë vajtur për të blerë prodhimin.

Isuf Sari është një tjetër femer i zonës së Zvirinës në Maliq i cili i revoltuar ka kërkuar ndryshimin e taksës doganore me qellim shitjen e produktit bujqësor.

Igli Hoxhaj një fermer i ri i zonës së Zvirinës i cili kultivon 3 hektar patate dhe qep. Pasi u kthye nga emigrimi nisi të merret me bujqësi së bashku me familjen e tij, por sot mungesa e tregut dhe cmimet nen kosto po bejne qe ai te braktisi kete sektor.

Ndërsa Sali Dervishi tha se sivjet nuk ka nisur te shesi asnje produkt.

Fermerët kanë nisur të magazinojnë në kavaleta qepët, ndërsa për pataten pritet të nis vjelja këtë javë. Sipas te dhenave nga drejtoria e bujqesise në Bashkinë Maliq, në gjithë zonën kultivohen 780 hektar patate dhe 850 hektar qepe, megjithse ka pasur një rritje të lehtë këtë vit për sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë, tashmë fermerët nuk po gjejnë treg. Disa prej tyre kanë njoftuar dhe pronarët e tokave që kanë me qira, se vitin e ardhshëm nuk do t’i marrin më.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit