Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. L., 48 vjeç, banues në Devoll, pasi gjatë kontrollit të kryer ne fermën e tij, u konstatua se mbante 10 krerë bagëti të imëta që dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

