14.2 C
Pogradec
14.9 C
Korçë
14.4 C
Bilisht
13.7 C
Ersekë
14 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

Tuma e Kamenicës ndër destinacionet më të vizituara të Korçës

- Advertisement -

Burimi: ATSH/ Tuma e Kamenicës është kthyer në njërin prej destinacioneve më të vizituara në qytetin e Korçës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë falenderoi të gjithë turistët vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Tumën e Kamenicës. Ata kanë qenë të shumtë që me çeljen e këtij sezon turistik.

Tuma e Kamenicës gjendet rreth 15 km larg Korçës dhe konsiderohet si një ndër sitet arkeologjike më të rëndësishme në Ballkan.

Në këtë vendvarrim prehistorik janë evidentuar varre, skelete kockore, objekte arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronxi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke. Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.
Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.es, pra ka një histori gati 700- vjeçare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit