Nga Gentian Çala:
REFLEKTIMI QË MË ZGJOI VANGJELI I TRETË…
Ore, ka ca Vangjelë, që kur janë me ne nuk bëjnë, kur i ngjiten pushtetit bëhen “burra zotërinj”?!
Mesa duket i rregulloni ju të pushtetit, kurse ne të opozitës vetëm sa i marrim në qafë?!
Po sa janë shtuar Vangjelët?
Ky duhet të jetë çelsësi që ne ecim “vetëm përpara”.
Më kishtë thënë një shok dikur që leri këta (për forcën ku militoj) dhe bëhu me pushtetin, e mua mu duk sikur më shau, kurse me siguri ai mendoi që unë jam nga ata që “nuk e marrin kthesën”.
Parimet, idealet, vlerat janë ato që shumë i lënë mënjanë sot, sepse u duhet ofiqet, paratë, përfitimet.
Vangjeli më tha dikush u kthye atje ku ishte në fillim. Puna e tij, do të thoja unë, mbase ai ka qenë kurdoherë atje, jo fizikisht, por me mendësi. Por mua më ha meraku te fakti që ka gjithmonë e më shumë njerëz që heqin dorë nga vlerat për pak pushtet, kjo më trishton, më bën të mendoj se e ardhmja e ndritur mund të jetë larg. Për ta ofruar duhet shumë punë, shumë vendosmëri, zero tolerancë ndaj të keqes dhe shpirt beteje!
Ka nga ata që mendojnë se e keqja është e njëjtë si në pushtet dhe në opozitë, këta janë justifikuesit ose relativizuesit e të keqes. E keqja është kryesisht aty ku është pushteti, ndaj ju këshilloj ta refuzoni këtë tezë. Mos i lejoni të luajnë me inteligjencën tuaj, sepse më duket se tentojnë t’a bëjnë shpesh përmes medias e përpjekjeve të vazhdueshme për trushpëlarje.
Tashmë kemi Vangjelin e tretë në pushtet, në drejtimin e një bashkie, ku duket se qyteti i votoi kundër, ndërsa zona rurale pro. Kujdes! Në prag po na troket Rama i katërt, i cili sigurisht do të jetë më i keq se cilido nga variantet e mëhershme. Mos keni ndonjë iluzion se i keqi zbutet po u forcua?! Aspak, bëhet më i keq! Ndaj na duhet sinergji brenda dhe jashtë vendit e çdo shpirti opozitar dhe që do rrëzimin e regjimit, pa mëdyshje, pa llastime, pa flirtime pushtetare dhe pa interesa vetanakë në kokë.
Tung!
Gentian Çala

