15.2 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
14.3 C
Bilisht
14.5 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Korçë/ Tri aksidente në akse të ndryshme, procedohen 3 shtetas

- Advertisement -

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

▪︎një 17-vjeçar, pasi në qytetin e Maliqit, u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi;

M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin ”Korcë-Voskopojë”, në afërsi të fshatit Turan automjetit tip “Fiat” që drejtonte është përplasur me një automjet tip “Kia”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë një 56-vjeçare, pasagjere në automjetin tip “Kia”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit