Ogerta Manasterliu:
VitiIGjuhësShqipe
Lasgush Poradeci jetësohet nga nxënësit tanë nga një pikturë e vitit 1986 e piktorit pogradecar Anastas Kostandini, i cili ka fiksuar një moment të së përditshmes së poetit, duke shëtitur buzë liqenit të tij të dashur.
Portretizim: Nxënësi Dorjan Allko
Fotografia: Nxënësja Alisa Rexhollari
Gjimnazi “14 Engjejt”, Pogradec.
Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave tona i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.


