18.6 C
Pogradec
19.1 C
Korçë
18.5 C
Bilisht
18.3 C
Ersekë
18.4 C
Maliq
19.3 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Një “gjigand” kroat për sulmin e Pogradecit. Ja cili është…

- Advertisement -

Liqenorët janë duke zhvilluar një fazë përgatitjesh intensive, jo vetëm në procesin stërvitor por edhe me ndeshje miqësore dhe me afrime futbollistësh.

Duke u ndalur tek afrimet mund të thuhet se drejtuesit e Pogradecit nuk po nxitohen por as ngelen në vend.

Nga burime pranë klubit është mësuar se ata janë shumë pranë afrimit të një sulmuesi 1.88 cm të gjatë dhe konsiderohet si i duhuri për qendrën e sulmit liqenor. Ai vjen nga Kroacia dhe quhet Mateo Panadic dhe është 28 vjeç.

Ai ka luajtur me ekipet e NK Aluminij, Assyriska, Rudarin etj Nga informocionet e para mësohet se pothuajse gjithçka është e mbyllur mes palëve por pritet që këto ditë ai të mbërrijë në Pogradec dhe do të jetë më pas trajneri Samuel Nikaj dhe stafi i tij që do të vendosin.

Ka shumë mundësi që ai të mbërrijë para mirqësores së radhës që do të zhvillojnë pogradecarët në fushën e tyre.

Burimi:Korca Boom

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit