Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ Xh. Sh., 33 vjec, banues në Pogradec, pasi në aksin “Qafë Thanë-Pogradec”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, iu gjetën një sasi pijesh freskuse dhe kuti me banane, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
O. M., 48 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin “Bilisht-Korçë”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe u sekuestruan paketime medikamentesh mjekësore të llojeve të ndryshme, pa dokumentacionin përkatës, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.

