12.1 C
Pogradec
11.9 C
Korçë
11.2 C
Bilisht
10.8 C
Ersekë
11.2 C
Maliq
12.2 C
Liqenas
Wednesday, April 15, 2026

Ildian Shyti për KF Pogradecin: Në sport lekët janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë për të ndërtuar skuadër…

- Advertisement -

Intervistë për KF Kalanë.
Intervista me futbollistin Ildian Shytin

Ildian, pas disa javësh pushim duket se e keni vendosur skuadrën ku do të vazhdosh karrierën!?

Është e vërtetë që e kam vendosur, pasi kam kaluar disa javë në vendlidje, kam vendosur t’a vazhdoj karrierën në Gjermani me klubin e Kosova Regensburge, ekip i cili këtë vit u ngjit një ligë më lart.

Në fakt pas ngjitjes së Pogradecit në kategorinë e parë të gjithë e prisnim të kontribuoje ne ekipin e qytetit ku je rritur. Pse nuk qëndruat këtu?

Me thënë të drejtën, pas ngjitjes së Pogradecit një kategori më lart, dëshira ishte të luaja për klubin që u rrita dhe ku kam dhënë shumë, për skuadrën e zemrës, por kjo nuk ndodhi, pasi drejtuesit e Pogradecit ose më saktë Nesti Binishi nuk e pa të arsyeshme që unë si dhe shumë djem pogradecarë mos të jenë pjesë e projektit. Ndoshta do marrin Modriç nga Reali(qesh) meqë synimet i kanë të larta mesa kam dëgjuar.

Duket që keni një pakënaqësi sa ju takon drejtuesve dhe kjo është e qartë në fytyrën tuaj?

Te flasim troç.
Administratori Nesti Binishi, jam i bindur që nuk e njeh futbollin sepse nuk ka luajtur kurrë futboll pasi vjen nga volejbolli dhe s’ka se si ta njohë.
Di që njeh shumë mirë gjuhën e dallavereve.
Sa i perket krisjes sonë, ka qenë pas mbarimit te sezonit 2022-2023 në ndeshjen “play-off” kundër Burrelit, duke mos mbajtur fjalën e duke mos qenë korrekt për detyrimet financiare të cilat kishim rënë dakort. Si mos mjaftonte kjo, tani kërkonte ti shkonte e t’a lusim – “Aman na merr në ekip”, duke harruar që jam një lojtar profesionist dhe vij pas një karriere të gjatë me Pogradecin, Bylisin dhe Egnatian ku kam luajtur edhe në superligë.

Mendon se K.F Pogradeci do të ngjitet në superligë këtë vit?

Kur mora vesh që ekipi do të privatizohej, m’u bë shumë qejfi me thënë të drejtën dhe kam besim se presidenti i ri mund t’a çojë në një tjetër nivel klubin, por këtë vit nuk e besoj që Pogradeci do të bëjë diferencën. Me mënyrën si po veprojnë drejtuesit dhe merkaton që po bëjnë do e kenë shumë të vështirë. Ndoshta është pokitika e klubit që këtë vit të bëjnë një ekip mesatar, por nëqoftëse nuk është e tillë dhe presidenca e re i ka vënë kusht drejtuesve superligën, dikush që i do të mirën presidentit, duhet t’i thotë që do i hedhin sezonin në erë drejtuesit që ka komanduar. Në sport lekët janë shumë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë për të ndërtuar skuadër pretendente.

Për pak ditë niseni për në Gjermani pasi klubi i Kosova Regensburg iu ka ofruar rinovimin e kontratës? Na thuaj pak me teper.

Nesër nisem për në Gjermani ku kam marrë një ofertë rinovimi të kënaqshme nga Kosova Regensburg, klub i cili drejtohet nga ish-futbollisti i njohur i superligës shqiptare Enkel Alikaj. Shpresoj të jetë një sezon i mirë për ne. Doja të uroj gjithashtu të gjithë çunat e ekipit të Pogradecit duke iu uruar suksese dhe të dëgjoj vetëm mirë për ta.

Një mesazh per brezin e ri?

Dihet nga të gjithë se Pogradeci ka shumë talente tek brezat e rinj. Doja t’iu them të punojnë shumë për të arritur majat, por duhet të largohen në kohën e duhur nga Pogradeci, pasi këtu nuk mbështeten më talentet e reja.

Faleminderit!

Burimi: KF Kalaja

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit