Korcë : Të shtëna me armë zjarri në lagjen 15 të qytetit. Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Policia ka rrethuar të gjithë zonën, pritet të dorëzohet shtetasi që ka qelluar.Sipas informacioneve aktualisht është mbyllur në banesë.
Korçë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).
Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.
Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.
Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

