13.6 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.2 C
Bilisht
12.5 C
Ersekë
12.8 C
Maliq
14.1 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Korçë/ Mik Festival bën historinë, kthen në skenë operetën “Agimi” pas 70 vitesh…

- Advertisement -

Mik Festival shënoi historinë në krye të shtatë viteve me natën e dytë të tij, duke rikthyer pas 70 vitesh operetën e parë shqiptare, “Agimi,” e cila u kompozua me rastin e 10-vjetorit të çlirimit në vitin 1954. Me iniciativën e sopranos së mirënjohur Inva Mula, Mik Festival hodhi dritë mbi veprën historike të kompozitorit Kristo Kono, Artist i Popullit, me një rivënie bashkëkohore, duke ngjallur kuriozitet në audiencën e gjerë.

Artistët pjesëmarrës kanë shprehur entuziazmin, duke thënë se kjo mbrëmje historike ishte një nga eksperiencat më të bukura që kanë realizuar gjatë udhëtimit të tyre artistik.

Stafi i organizatorëve, së bashku me themeluesen Inva Mula, kanë bërë një punë disa mujore, të lodhshme por njëkohësisht edhe të bukur, pasi opereta shënoi historinë me rikthimin në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë.

Grupi që e solli për herë të parë në skenë ishin amatorë, megjithatë opereta është përshtatur mrekullisht me ditët e sotme falë punës kolosale që është bërë, sidomos për digjitalizimin e fotografive të vjetra. Ndërsa kasti i të rinjve ka interpretuar historinë e dashurisë së tre çifteve, duke treguar se dashuria është ajo që në fund triumfon.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit