14.2 C
Pogradec
15.5 C
Korçë
14.8 C
Bilisht
14.6 C
Ersekë
14.4 C
Maliq
15 C
Liqenas
Monday, May 11, 2026

Korça mikpriti dje edicionin e 7-të të MIK Festival

- Advertisement -

Ka startuar edicioni i MIK Festival për të 7-tin vit në qytetin e Korçës. Muzika klasike do të shoqërojë publikun nga 11 – 14 korrik. Më shumë se 100 artistë dhe ndihmës bashkohen për të dhënë në skenë vepra të zgjedhura. Mbrëmja e parë nisi me dy koncerte, ndërsa organizatorja, sopranoja e njohur Inva Mula, tha se festivali do të mbahet në disa destinacione, ndërkohë që opereta “Agimi” e rikthyer pas 70 vitesh në skenë do të jetë momenti kulminant i vetë MIK Festivalit.

Rikthehet për herë të dytë në Korçë, por këtë herë për të debutuar muzikë franceze. Red Radoja shprehet i nderuar për pjesëmarrjen në MIK Festival, që sipas tij tashmë nuk i takon vetëm Korçës, por gjithë Shqipërisë.

Edhe artistët e huaj janë pjesë e këtij festivali, që mikson jo vetëm artin por edhe kulturat. Dy prej tyre shprehen të lumtur për pjesëmarrjen në MIK Festival.

“Është hera e parë për mua këtu. Është kënaqësi shumë e madhe të jem në këtë qytet dhe gjithashtu të jem pjesë e këtij festivali. Është një nder i madh dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë event. Falënderoj Invën për këtë ftesë që na bëri dhe shpresoj se do të bëjmë një koncert të bukur e të paharruar. Ky program sot është pak a shumë i ndryshëm dhe spektakolar. Do të performojmë tre lloje të ndryshme muzikore, atë ndërkombëtare, shqiptare dhe maqedonase. Kështu që le ta shijojmë.”

“Si pianist jam shumë i lumtur dhe falënderues për këtë ftesë. Së pari, faleminderit e dashur Inva. Do të performojmë muzikën tradicionale maqedonase, muzikën shqiptare dhe atë klasike ndërkombëtare. Do të jetë një koncert i mrekullueshëm padyshim. Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, është kënaqësi e imja, është e vështirë por në të njëjtën kohë shumë bukur të luaj bashkë me vëllain tim. Mendoj se çdo vend ka muzikën e tij tradicionale, këngët maqedonase janë më specifike për shkak të ritmit. Kemi gjëra të përbashkëta por do të shohim se si do reagojë publiku gjatë koncertit. Do të kthehem me patjetër në Korçë sepse është një qytet i bukur, me traditë, me vende shumë të bukura.”
MIK Festival do të zhvillohet për 4 netë në Korçë, ndërsa veprat do të vihen në skena të krijuara posaçërisht në disa prej poleve kryesore të qytetit juglindor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit