Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit se për shkak të një proteste që do të zhvillohet në tokën maqedonase, nga një shoqëri e transportit të mallrave, do të bllokohet lëvizja e mallrave në hyrje-dalje, me pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut.
Duke filluar nga ora 00:01, e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja për në Republikën e Maqedonisë dhe në orën 12:00, të po kësaj date, do të bllokohet dalja nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Protesta është planifikuar të zgjatë 7 ditë, nëse nuk do të ketë përpjekje për kapërcimin e problemit.
Do të lejohen të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, që mund të jenë të ngarkuara me medikamente mjekësore ose bagëti. Gjithashtu do të lejohet dhe lëvizja e automjeteve të udhëtarëve.

