7.6 C
Pogradec
8.1 C
Korçë
7.4 C
Bilisht
8.7 C
Ersekë
6.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Sunday, January 25, 2026

Mjegull e dendur prej dy ditësh në aksin Korçë–Pogradec, vështirësohet qarkullimi i mjeteve…

- Advertisement -

Prej dy ditësh, mjegulla është prezente me intensitet të lartë në aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Sipas raportimeve, përqendrimi më i madh i mjegullës vihet re në segmentet e këtij aksi që kalojnë në territorin e Maliqit dhe zonat përreth fshatrave, ku dukshmëria në disa momente zbret në nivele të ulta.

Në këto kushte, autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes.

Situata po monitorohet, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të ruajnë distancën e sigurisë për të parandaluar aksidentet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit