6.8 C
Pogradec
5.6 C
Korçë
6 C
Bilisht
5.3 C
Ersekë
4.6 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Sunday, January 25, 2026

Eduart Bardhushi: Qukës-Qafë Plloçë, telenovela vazhdon, asnjë siguri në qarkullim…

- Advertisement -

Nga: Eduart Bardhushi

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, kjo mrekulli betoni që na u shit si “arterie kombëtare” dhe u inaguarua me daulle, këngë e valle… ka vendosur të na kujtojë edhe një herë se në këtë vend rrugët nuk “plaken nga koha”, por nga vjedhja e të babëziturve…

Pësoi sërish dëmtime, u çuditët?! Jo!!

Për mendimin tim kjo rrugë është ndërtuar për të rënë, ekspert i fushës nuk jam por nga çfarë kam parë, kam bindjen se është projektuar me qëllim që të çahet me radhë, si buka e thatë, që të ketë punë për riparime, tendera dhe justifikime…

Hera e parë ishte spektakolare, shkëmbinj masivë ranë nga mali, bllokuan rrugën dhe na kujtuan se natyra nuk fal.

Rruga u mbyll, u pastrua, u hap, u fotografua… dhe u harrua!

Dhe tani ja ku jemi sërish, telenovela vazhdon me çarje të reja, në segmente të ndryshme.
Pyetja popullore është e thjeshtë:
Kjo rrugë është ndërtuar mbi tokë apo mbi llafe?

Se studim gjeologjik mund të ketë pasur, por duket se është bërë me Google Maps nga telefoni…

Mali është mal, toka është tokë, por projekti ka qenë “mos çaj kokë, se mban”. E pra nuk e mbajti!

Nga ana tjetër Institucionet, si gjithmonë janë “në ndjekje të situatës”, që e thënë troç do të thotë: Po presim të bjerë edhe pak, pastaj shohim…

Rruga çahet, por askush nuk çan kokën, se për ta rreziku është statistikë, e për banorët frikë.

Haha, e dini se cila është ironia më e madhe?

Rruga quhet e re, dmth aq e re sa po çahet para se të amortizohet…

Një rrugë që nuk arriti dot të kalojë dimrin e parë… ehhh po si çdo investim tjetër thuaj, që inaugurohet me këngë e valle…dhe mbahet me lutje!

Qukës–Qafë Plloçë sot nuk është më aks rrugor, është provë durimi dhe test fati!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit