4 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2.2 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
3 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Nga Gentian Çala: Pse nuk reagojmë më? Shqipëria nën sindromën e pafuqisë së mësuar…

- Advertisement -

Pafuqia e mësuar!

Mungesa e reagimit qytetar në vitet e fundit karshi shumë padrejtësive dhe frustrimeve që ju ndodhin përditë, më ka bërë të mendoj mbi konceptin psikologjik të “pafuqisë së mësuar”. Ky koncept, u eksperimentua te kafshët dhe më pas u publikua në vitet 60-të të shekullit të shtuar. Ai nënvizonte se qeniet e ekspozuara ndaj stimujve të përsëritura negative shndërroheshin gradualisht në qenie që nuk reagonin, ishin apatike dhe nuk ndërmerrnin asgjë për të shmangur situatat negative.

Shoqëria shqiptare duket të jetë shndërruar në një shoqëri me pafuqi të mësuar. Sa herë që hasim shprehjet të tilla: “të gjithë janë njësoj”, “nuk ia vlen të reagosh”, “asgjë nuk ndryshon”, janë thjesht besime të ndërtuara nga përballja e individit/shoqërisë me sistemin, ku ky i fundit nuk e ka përfillur, e ka zhgënjyer apo e ka bërë të ndihet i dobët.

Sistemi i shkuar diktatorial, tranzicioni i gjatë dhe regjimi aktual kanë zhvilluar ndjenjën se qytetarët janë të paaftë për të ndryshuar apo ndikuar situatën ku ndodhen, e për pasojë ata kanë përbrendësuar mendësinë e dorëzimit. Përmes këtij koncepti mund të shpjegojmë atë që na duket paradoksale p.sh. sa më shumë padrejtësi apo zullume në kurriz të qytetarëve dhe gjithmonë e më pak qytetarë që flasin, reagojnë apo protestojnë.

Ditëve të fundit u përmbytën disa mijëra shtëpi, por ata që ngritën zërin dhe protestuan nuk ishin as disa qindra.
Mosvotimi në ditën e zgjedhjeve, ikja nga vendi dhe emigracioni, konformizmi me të keqen, “ç’më duhet mua” janë rrjedhoja të pafuqisë së mësuar.

Pushtetarët aktualë e kanë kuptuar se duke pasur një popull të pafuqishëm mund ta sundojnë më lehtë, ndaj e relativizojnë, e normalizojnë apo e banalizojnë të keqen, korrupsionin, padrejtësinë apo mungesën e përgjegjshmërisë.

Shoqëria shqiptare ka nevojë të çmësohet me pafuqinë e saj, e cila bëhet duke pasur përvoja reale se ndryshimi është i mundur. Ne kemi nevojë për akte që çmontojnë besimet e ndërlidhura me pafuqinë, duke dëshmuar se çdo qytetar vlen, mund të flasë, mund të reagojë, mund të përfshihet në vendimmarrje.
Vetëm kur kjo masë të bëhet kritike mund të themi se jemi një shoqëri të aftë për tu përballur me regjimin aktual dhe fantazmat e së shkuarës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit