DVKM Korçë
Goditen nga Policia Kufitare, 2 raste të kontrabandës së mallrave.
Procedohen penalisht 2 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasit:
-F. A., 44 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi në hyrje të RSh- së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një sasi vaji dhe 2 bagëti të imta, të cilat nuk i kishte deklaruar në organet doganore;
-Q. Xh., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afëri të kufirit, në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin dhe ZMPKT, u gjet një sasi vaji pa faturë blerjeje.
Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

