Lubonjë/rreziku nga rreshjet,banorët fajësojnë instancat për betonizimin e lumit
Fshati Lubonjë, ashtu si shumë zona të tjera në juglindje të vendit, po përballet me pasojat e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Lumi që përshkon mespërmes fshatin ka rrezikuar jetën e banorëve vetëm një muaj pasi përfunduan punimet për sistemimin e tij.
Sipas banorëve, projekti i realizuar nuk i ka bërë ballë reshjeve, duke e vënë fshatin në rrezik serioz.
Banorët thonë se betonizimi i shtratit të lumit nuk ka qenë zgjidhja e duhur dhe se janë shprehur kundër këtij projekti që prej fillimit,një projekt dedikuar trashgimisë kulturore që paradhikonte investimin për sistemimin e lumit.
Ata kërkojnë rishikim urgjent të projektit pasi sipas tyre më herët lumi ka qenë më i sigurt kur mbrohej natyralisht nga pemët dhe shelgjet, ndërsa punimet aktuale janë jashtë standardeve.
Fshati Lubonjë, me rreth 350 banorë, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur dëme të mëdha në të ardhmen.

