Në Pogradec është hapur zyrtarisht “Klana Land”, një qendër afterschool që premton të sjellë një frymë të re për fëmijët dhe familjet e qytetit.
Qendra është konceptuar si një ambient i sigurt, edukativ dhe argëtues, ku fëmijët e moshave të ndryshme do të mund të kryejnë detyrat e ditës nën mbikëqyrjen e mësuesve profesionistë, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të marrin pjesë në aktivitete dinamike e lojëra aktive, të cilat synojnë të kombinojnë mësimin me argëtimin.
Klaudia Ismailaj, mësuesja e re, ndan emocionet e saj për këtë hap të rëndësishëm. Ajo tregon se hapja e kësaj qendre në Pogradec ka qenë një ëndërr e hershme, si nje mundesi per qytetin ku ajo vet eshte rritur.
Ndërkohë, Natalia Mulla mesueja tjeter e Klana Land thekson rëndësinë që kjo afterschool ka jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit e tyre te cilet jo cdo here e kane mundesine te jene prane femijeve.
Me hapjen e kësaj qendre, Pogradeci fiton një shërbim modern dhe të domosdoshëm për familjet e sotme, duke sjellë një qasje të re në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve jashtë orarit të shkollës. “Klana Land” synon të bëhet shumë shpejt një pikë referimi për komunitetin, një vend ku edukimi takon lojën dhe ku fëmijët mund të ndërtojnë përvoja të bukura çdo ditë. Per regjistrime Klana Land gjendet perballe xhamise Pogradec.

