12.6 C
Pogradec
12.5 C
Korçë
12.9 C
Bilisht
11.6 C
Ersekë
10.6 C
Maliq
13.4 C
Liqenas
Friday, October 24, 2025

Marshim në Korçë në kuadër të Tetorit Rozë! “Duaje Jetën Çdo Ditë”…

- Advertisement -

Marshim në Korçë në kuadër të Tetorit Rozë“Duaje Jetën Çdo Ditë”

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Korçë zhvilloi sot një marshim simbolik nën sloganin “Duaje Jetën Çdo Ditë”.
Ky aktivitet, që kulmon në Ditën Botërore të Luftës kundër Kancerit të Gjirit, mblodhi dhjetëra gra, vajza dhe profesioniste të shëndetësisë, të bashkuara me një qëllim të vetëm,ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Shefja e kujdesit shëndetësor parësor në Korçë, Nada Terpo, u shpreh se vit pas viti vihet re një rritje e ndërgjegjësimit të grave të qarkut.
Vetëm gjatë muajit tetor të vitit të kaluar u realizuan 1067 mamografi pranë poliklinikës së Korçës, dhe e njëjta shifër po arrihet edhe këtë vit, me 40 deri në 50 vizita në ditë,” theksoi ajo.

Në aktivitet mori pjesë edhe mjekja Flaura Jani nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, e cila theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta,ajo u shpreh se nuk duhet të fokusohemi vetëm gjatë Tetorit Rozë, por gjatë gjithë vitit.

Marshimi i sotëm në Korçë shërben si një mesazh solidariteti dhe kujtese për të gjitha gratë që të duan jetën çdo ditë dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit