Diten e merkure në qytetin e Pogradecit u përurua “Qendra Multifunksionale për Promovim dhe Zhvillim të Aftësive” dhe “BiblioTech” një hapësirë e re, bashkëkohore dhe unike, e cila synon të ofrojë mundësi mësimi, argëtimi dhe zhvillimi për fëmijët e komunitetit.
Qendra u krijua për t’i ndihmuar fëmijët të shfrytëzojnë kohën e lirë në mënyrë kreative dhe edukative, larg ekraneve dhe lojërave teknologjike, duke nxitur talentet, kureshtjen dhe aftësitë e tyre shoqërore.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli u shpreh se kjo qendër i vihet plotësisht në dispozicion fëmijëve të qytetit dhe do të shërbejë si një hapësirë shumë e nevojshme për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
Ndërsa Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri, theksoi rëndësinë e mbështetjes që UNICEF ka dhënë për ngritjen e kësaj qendre, duke vënë në dukje rolin e saj në përfshirjen sociale dhe krijimin e mundësive të barabarta për çdo fëmijë.
“Qendra Multifunksionale për Promovim dhe Zhvillim të Aftësive” përfaqëson një risi për qytetin e Pogradecit një vend ku fëmijët mund të mësojnë, të argëtohen dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme, ndërsa prindërit ndihen të sigurt se fëmijët e tyre ndodhen në një ambient mbështetës dhe edukativ.

