12.6 C
Pogradec
12.5 C
Korçë
12.9 C
Bilisht
11.6 C
Ersekë
10.6 C
Maliq
13.4 C
Liqenas
Friday, October 24, 2025

Pogradec/ Kreu i PL reagon ashpër: Ndryshimet në qeveri nuk kanë asnjë vlerë, me të njëjtit njerëz…

- Advertisement -

Kreu i Partisë së Lirisë në Pogradec, Gentian Çala, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke deklaruar se ndryshimet që bëhen në sistem, institucione apo qeveri nuk kanë asnjë vlerë, nëse në thelb mbetet e njëjta klasë politike.

Çala u shpreh se edhe nëse Parlamenti ka 101 deputetë nga 140, edhe nëse ribëhet ndarja administrative apo realizohet një reformë zgjedhore, asgjë nuk do të ndryshojë për sa kohë që pushtetin e mbajnë të njëjtët individë, që sipas tij, nuk kanë interes për zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur dhe përgjegjshmëri ndaj qytetarëve.

“Mos gënjeni, nuk ndërron asgjë po nuk u ndërruat ju”, thekson Çala, duke akuzuar qeverisjen aktuale për korrupsion, mungesë transparence dhe shkelje të parimeve themelore demokratike.

Deklarata e plotë e Gentian Çalës:

“Nuk ndërron asgjë nëse i bën 101 deputetë nga 140, nëse e ribën ndarjen administrative, nëse bën reformë zgjedhore, nëse qep e shqep ministri apo institucione, nëse ve ministra të gjallë apo virtualë… Sepse ju do të jeni të njëjtë, po ata që vjedhin, po ata që nuk duan zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur, ndarje pushtetesh, mbizotërim të ligjit e përgjegjshmëri ndaj popullit e kombit tuaj. Mos gënjeni, nuk ndërron asgjë po nuk u ndërruat ju!”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit