7.6 C
Pogradec
6.4 C
Korçë
6 C
Bilisht
5.7 C
Ersekë
6 C
Maliq
7.4 C
Liqenas
Sunday, March 22, 2026

Maliq/ Vijon korrja e grurit! Fermerët: “Çmimi është shumë i ulët, po falimentojmë…”

- Advertisement -

Në fushën pjellore të Maliqit ka nisur prej disa ditësh fushata e korrjes së grurit, në një prej zonave me rendimentin më të lartë në juglindje të vendit. Megjithatë, përkundër prodhimit të bollshëm dhe cilësisë së mirë, fermerët shprehin shqetësime serioze për mungesën e tregut dhe çmimin e ulët të shitjes.

Një ndër fermerët me përvojë të gjatë në bujqësi tregon se këtë sezon ka arritur të korrë rreth 400 kuintalë grurë, por përballen me vështirësi për ta shitur. Çmimi aktual prej 26–28 lekësh për kilogram, sipas tij, është nën koston reale të prodhimit, duke e kthyer të gjithë përpjekjen njëvjeçare në një bilanc humbjeje.

Përveç problemeve me tregun, një tjetër shqetësim i madh për fermerët është mungesa e ujit për vaditje. Temperaturat e larta dhe thatësira kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e kulturave të tjera, duke rritur pasigurinë në sektorin bujqësor.

Nga ana tjetër, autoritetet vendore të bujqësisë sugjerojnë ruajtjen e grurit në magazina, me shpresën se në javët apo muajt në vijim, çmimi në treg mund të ndryshojë në favor të fermerëve, falë cilësisë së lartë të këtij sezoni.

Në fushën e Maliqit janë të mbjella aktualisht 3800 hektarë me grurë dhe 1000 hektarë me elb dhe thekër, duke e kthyer këtë zonë në një prej pikave kryesore të prodhimit të drithërave në vend. Por përfitimi real i fermerëve duket se mbetet ende një sfidë e hapur.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit