9.6 C
Pogradec
9.6 C
Korçë
8.9 C
Bilisht
8.9 C
Ersekë
9 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Sunday, March 22, 2026

Alarm për familjen në Korçë, divorci “epidemi” e re: Shkurorëzohen edhe mbi 70-vjeçarët

- Advertisement -

Zgjidhja e martesave po kthehet në një fenomen shqetësues në Korçë, duke regjistruar shifra të paprecedenta gjatë viteve të fundit. Statistikat tregojnë se kërkesat për divorc pothuajse janë dyfishuar, ndërsa arsyet që i shtyjnë çiftet drejt ndarjes janë të shumëllojshme: nga kriza ekonomike dhe mungesa e mirëkuptimit, deri tek largësia fizike dhe marrëdhëniet paralele.

Avokatja Entela Dvorani, e cila merret prej vitesh me çështje të së drejtës familjare, ngre shqetësimin se sidomos pas pandemisë së COVID-19, divorci është kthyer në një dukuri alarmante dhe në rritje të vazhdueshme.

“Në shumë raste çiftet që i drejtohen gjykatës për divorc, prej kohësh jetojnë të ndarë. Madje, ka raste kur bashkëshortët ligjorë kanë nisur marrëdhënie të tjera paralele prej më shumë se 5 vitesh. Pjesa më e madhe e këtyre çifteve janë emigrantë, të cilët kthehen në Shqipëri vetëm për të formalizuar zgjidhjen e martesës, sidomos në rastet kur njëri prej partnerëve jeton këtu,” – shprehet avokatja Entela Dvorani.

Në mënyrë befasuese, divorci nuk po prek vetëm çiftet e reja. Vitet e fundit është vënë re një rritje e konsiderueshme e rasteve të shkurorëzimeve edhe në moshën e tretë, veçanërisht tek personat mbi 70 vjeç. Sipas avokates Dvorani, këta të moshuar shpesh parashtrojnë arsye nga më të çuditshmet dhe më të papriturat që i çojnë drejt ndarjes.

Qyteti i Korçës mban numrin më të lartë të shkurorëzimeve në qarkun juglindor. Kjo rritje shqetësuese është shoqëruar edhe me incidente serioze dhune mes bashkëshortëve gjatë proceseve gjyqësore për divorc. Në vitet 2023 dhe 2024, në këtë rajon janë regjistruar të paktën dy ngjarje të rënda, ku bashkëshortët në proces divorci janë përfshirë në konflikte të dhunshme, duke e kthyer fenomenin në një çështje alarmante jo vetëm sociale, por edhe penale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Korçës, gjatë vitit 2023 u regjistruan 402 kërkesa për zgjidhje martese, ndërsa gjatë vitit 2024 kjo shifër u rrit ndjeshëm në 750 kërkesa. Për vitin aktual, trendi mbetet gjithnjë në rritje, duke sinjalizuar një krizë serioze të institucionit të familjes në rajonin e Korçës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit