6.9 C
Pogradec
6.1 C
Korçë
5.7 C
Bilisht
4.1 C
Ersekë
5 C
Maliq
6.7 C
Liqenas
Monday, January 26, 2026

Korçë/ Maqedonasit në Shqipëri po asimilohen! Qeveria po lejon Bullgarët, për interesat e veta të…

- Advertisement -

Partitë e opozitës dhe pozitës parlamentare në Maqedoninë e Veriut, sot janë ulur në një tryezë të përbashkët në qytetin e Korçës, ku fokusi ishte minoriteti maqedonas në Shqipëri. Akuza të forta u hodhën për shtetin shqiptar, ku ndër më kryesoret ishte ajo që institucionet e Shqipërisë po lejojnë Bullgarinë të asimilojë maqedonasit e minoritetit.

Ndërsa Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës Maqedonase për Integrimin Europian, deklaroi se së shpejti do t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë për këtë çështje, pasi sipas tij nga bashkitë janë falsifikuar vërtetimet e banimit për shtetasit maqedonas që kanë marrë shtetësinë bullgare.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrovski, tha se qeveria shqiptare është nën presion nga Bullgaria për shkak të integrimit europian. Sipas tij, shteti shqiptar u detyrua të njihte së fundmi bullgarët si minoritet në Shqipëri.

Deputeti i LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Metodia Iljevski, bëri thirrje që i gjithë faktori politik maqedonas të bashkohet për të shmangur asimilimin e maqedonasve minoritarë në Shqipëri.

Takimi bëri bashkë deputetë të opozitës dhe maxhorancës maqedonase, ndërsa vetë tryeza u organizua për shkak të rezultateve të censusit të fundit në Shqipëri, ku u vu re një rritje e numrit të shtetasve të deklaruar si bullgarë. Gjithashtu, edhe për shkak se një pjesë e minoritarëve maqedonas, sipas partive politike, u detyruan të linin pasaportat maqedonase për të marrë ato bullgare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit