Kevi Muçllari:
Një nga fatkeqësitë më të mëdha që I ka ngjarë politikës shqiptare është shndërrimi I saj në biznes dhe dominimi nga njerëzit me logjikë biznesi. Nëqoftëse një politikan nuk është mbartës I një ideje politike (marrw nga Prof. Fitim Zekthi), atëherë ai është në politikë ose për ndonjë tender ose për shkak të axhendës personale. Është shumë e rëndësishme që politikanët (sidomos në kontekstin e sotëm shqiptar) të jenë të mbarsur me një fibër misionarizmi. Politika dhe biznesi nuk janë assesi e njëjta gjë, nënshtrimi I të parës ndaj të dytës prodhon domosdoshmërisht dominimin e përfitimit vetjak. Në këtë sens politika shndërrohet në biznes dhe shkatërrohet koncepti politik si një instrument në shërbim të komunitetit.
P.s. Një nga figurat e larta të PD në një bisedë private ka pohuar se nuk mund të rrezikoja rrogën dhe bukën e kalamajve. Përfytyroni që një nga personalitetet më të larta të politikës pohon se nuk kam në plan të lë fëmijët pa bukë. Pikërisht ky është lloji I politikanit me logjikë biznesi.

