14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Pogradec/ Taso shpjegon historinë e veprës së re që do vendoset në Bashkinë e Pogradecit…

- Advertisement -

Nga: Anastas Kostandini

Ne fasaden e Bashkise se Pogradecit kane qene gjithnje dy hapesira bosh, aty mbi muret e saj te veshur me gur. Shume pak njerez i kane vene re keto dy siperfaqe dhe aq me pak te njohin arsyen e ekzistences se tyre.
Rreth 44 vite me pare, vellai im Rako projektoi dhe zbatoi kete ndertese. Ishte koha kur une ndiqja punimet me padurimin e nje vellai krenar, dhe qendroja rrotull duke vizatuar ngjarjen. Rakoja me tregoi nje dite se cfare parashikonte per fasaden. Deshira e tij me e madhe ishte te shihte vepren time aty, bashkengjitur me vepren e tij, pikerisht ne ato dy hapesira boshe. Endrrat tona rinore!
Vitet rrodhen, dhe une u mora me plot gjera te tjera. Siperfaqet mbeten bosh dhe askush tjeter s’beri ndonje gje aty. Fati e desh qe pas vdekjes se Rakos, te krijoja vepren e pare “E bukura e Liqenit dhe Era Pranverore” (grafike ne hekur), e cila gjeti vendin e merituar ne hapesiren majtas fasades.
Tashme, erdhi dita te vendos vepren e dyte ne krahun e djathte te fasades; nje mozaik me trajta grafike, krijuar mbi motivet e Paftes se Selces.
“Iliria” eshte vepra e dyte, me te cilen plotesohet diptiku i kesaj fasade, por edhe nje enderr e kahershme e imja.
Te dy motivet lidhen me zanafillen e zones sone, me mitet, legjendat dhe traditat qe sa me shume ti njohim, aq me shume zberthejme vetveten.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit