19.7 C
Pogradec
19.6 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
18.8 C
Ersekë
18.5 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

Historiku i ndërtimit të Kishës Katedrale të Shën Gjergjit

- Advertisement -

Historiku i ndërtimit të Kishës Katedrale të Shën Gjergjit , Shenjtorit mbrojtës të qytetit të Korçës , dhe domosdoshmëria e rindërtimit të saj ashtu siç ka qenë dhe në atë vend ku ka qenë .
“Dikur në këtë vend ishte hyrja e tregut të qytetit ose fundi i bulevardit me të njëjtin emër “Shën Gjergj” .
Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte një nga kishat më të vjetra të qytetit të Korçës dhe ndodhej po aty ku u ndërtua kisha e re e Shën Gjergjit .
Kështu në vitin 1875 korçarët prishën kishën shumë të vjetër dhe rrethuan me mure territorin mjaft të madh që zotëronte kjo kishë si pronë dhe e bënë gati për ndërtimin e kishës se re mbi themelet e kishës së vjetër.
Mitropolia e Shenjtë e Korçës mblodhi ndihma, si dhe fonde nga pasuritë e saj dhe në vitin 1881 filloi të ndërtojë kishën e re të madhe e të bukur. Ndërtimi i nisur mbeti deri në xokolaturën e dritareve, pasi elementë turkomanë ishin ankuar deri në portën e lartë në Stamboll, se të krishterët e Korçës në krye të tregut po ngrehin një fortesë dhe jo një Kishë, me mure të gjera e të lidhura.
Pas ndalimit të punimeve Mitropolia e Korçës i kërkoi Patriarkanës së Konstandinopojës të ndërhynte pranë qeverisë turke për të rimarrë lejen e ndërtimit e për të vazhduar punimet. Sorollatie të shumta u bënë për këtë çështie, u bënë ndërhyrje dhe nga përsonalitete shqiptare të kohës, një nga të cilët qe dhe filantropi korçar Anastas Lakçe, i cili i premtoi qeverisë turke dhe financime për gazermën e Korçës (të debojes) ndërsa Mitropolia ia dhuroi vendin për ndërtimin e kësaj gazerme vetëm e vetëm për të siguruar lejën e dytë për vazhdimin e punimeve. Pas këtyre ndëryrjeve porta e lartë dërgoi specialistë arkitektë deri në Korçë për të verifikuar ndërtesën nëqoftëse ishte kishë apo kështiellë. Mbasi komisioni me arkitekt nga Stambolli dha raportin në të cilin thuhej se ndërtimi ishte një kishe dhe jo një fortese siç kishin kallzuar u dha ferman sulltanor për të vazhduar punimet.
Projektimi dhe ndërtimi i kësaj kishe është bërë nga mjeshtri Naum Trasha mjeshtër korçar me origjinë nga Opari, i cili njihet dhe si ndërtues i shumë dyqaneve të pazarit të Korçës. Me këtë monument ai arriti të realizojë një zgjidhje të përkryer teknike, zgjidhje të përkryer hapsinore të skemave të njohura bazilikale në trevën tonë. Kisha ishte e ndërtuar e gjitha prej guri, me blloqe të mëdhenj të lidhur me njëri-tjetrin më plumb që krijonin një masë kompakte me kolonat, pilastrat, kapitelet, rozetat etj. Ndërtesa krijonte përshtypjen e një vëllimi të vetëm të gdhendur në gur, ku trajtimi i brendshëm me atë të jashtëm, materiali dhe përpunimi dekorativ ishin në unitet të plotë nga dhe buronte natyrshëm nota e theksuar monumentale e saj.
Filantropi dhe patrioti korçar Anastas Lakçe financoi që në fillim me 5000 napolona flori dhe më vonë sa duheshin për mbarimin e kësaj kishe.
Ndërtimi i kësaj kishe mbaroi në vitin 1905 vit në të cilin dhe u inagurua . Kjo vepër cilësohej si një nga me të bukurat dhe më të mëdhatë në Shqipëri e më tutje .
Mbi portën e brendëshme të kësaj kishe ishte vendosur një pllakë e madhe në të cilën qenë shkruar emri i mirëbërësit dhe viti i ndërtimit të kësaj kishe.
Anastas Lakçja i cili ndihmoi për ndërtimin e kësaj kishe të bukur vdiq në Bukuresht në 1894. Trupi i tij u balsamos dhe u soll në Korçë ku fillimisht u varros në një dhomë qeli me kupolë në avlli të kësaj kishe pranë portës kryesore, por më vonë kur avllia u prish dhe u bë me kangjella rrethimi i kishës, trupi i tij u vu në një qimitir afër murit të kishës në të djathtë.
Ikonat dhe pikturat e kishës ishin bërë nga piktorët vendas nga Dardha, Hoçishti dhe Ziçishti. Kjo kishë mbarte brenda piktura me vlerë artistike dhe interes kombëtar, gjithashtu vlen të përmendet dhe ikonastasi i tëri i drunjtë i punuar nga ustallarët korçarë me një natyrë të re, nuk duhen harruar dhe shandanet e ambazhuret e mrekullushëm me të cilat qe zbukuruar kjo kishë. Duke qenë një kishë me madhështi të tillë ajo ka shërbyer dhe si qendër për shumë aktivitete të mëdha për qytetin, aty janë kryer tedeume për princer e qeveritarë të larë që kanë vizituar qytetin, për qeverinë e parë kombëtare etj. Në këtë kishë në 1914 nga Atë Josif Qirici është mbajtur mesha e parë e plotë shqip në truallin shqiptar. Meriton të përmendet dhe xhesti patriotik i popullit të Korçës, i cili nëpërmjet shoqatës «gruaja shqiptare» mundi të shtjerë në dorë çelsat e kishës së Shën Gjergjit dhe me ndihmën e klerikëve patriotë të asaj kohe, të Enjten e Madhe dhe Pashkën në pranverë të vitit 1921 kryen shërbimin kishtar në gjuhën shqipe. Për këtë ata patën kontradikta me Mitropolitin grek të Korçës Jakov dhe si rrjedhim prej asaj kohe dhe deri në shpallien e Kishës Autoqefale një vit më vonë Kisha e Shën Gjergjit mbeti e mbyllur.
Po në këtë kishë në vitin 1923 është dorëzuar kanonikisht Mitropolit Fan Noli nga dy Mitropolitë shqiptarë të dërguar nga Patriarkana e Konstandinopojës.
Kjo kishë përmendet dhe për korin e bukur që kishte.
Dy tërmetet ai i vitit 1930 dhe ai i vitit 1960 do t’i dëmtonin kësaj kishe vetëm këmbanoret e larta dhe pjesërisht kubenë e saj. Por tërmeti më i paimagjinushëm do të qe ai i shpalljes së Shqipërisë shtet ateist që do të bënte të pabesueshmen në fund të viteve 60 dhe fillim të viteve 70 të shekullit të 20të dhe do të pikëllonte çdo korçar duke rrafshuar krejt me tokën këtë tempull të Dëshmorit të Madh Shën Gjergj, të kulturës, të artit, të arkitekturës dhe të trashgimisë sonë kombëtare. Thuhet se vetë diktatori Hoxha kritikoi prishjen e kësaj kishe me vlera te padiskutushme.
Për prishjen e kishës u vunë në punë mjetet më të rënda teknike që disponoheshin dhe shumë punëtorë e megjithatë ajo mezi u prish. Blloqet e gurëve u përdoren për ndërtimine stadiumit të lojrave me dorë, për bordurat e trotuareve etj.” !!!!..

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit