Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Dhuna në familje”, për shtetasit:
-R. L., 67 vjeç, V. L., 38 vjeç (babë e bir) dhe Z. L., 34 vjeçe (bashkëshortja e 38-vjeçarit), banues në fshatin Velçan, Pogradec. Shtetasit R. L. dhe V. L. dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 34-vjeçares, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, shtetasja Z. L. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

