4 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2.2 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
3 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Korçë/ Robert Damo: Ruajtja e farave vendase, sfidë për të ardhmen e bujqësisë shqiptare…

- Advertisement -

Ruajtja e varieteteve vendase bujqësore po rikthehet në fokus si një domosdoshmëri për të ardhmen e bujqësisë shqiptare. Varietetet tradicionale nuk janë vetëm pjesë e trashëgimisë bujqësore, por përbëjnë edhe një potencial të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së ushqimit dhe zhvillimin e agrobiznesit. Në Shqipëri, këto burime gjenetike ruhen nga Banka Gjenetike Kombëtare, e cila administron rreth 5 200 aksese farash, të konservuara sipas standardeve evropiane.

Ruajtja e farave kërkon kushte specifike teknike, veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen afatgjatë. Nevojiten laboratorë të specializuar dhe pajisje frigoriferike, ku farat ruhen në temperatura nga –15 deri në –20 gradë Celsius. Megjithatë, Prof. dr. Robert Damo thekson se në qytetin e Korçës ka vetëm një frigorifer dhe një laborator me përmasa të vogla, pranë Universitetit të Korçës.

Zona e Korçës konsiderohet ndër më të pasurat në vend për sa i përket varieteteve autoktone të vjetra. Për vite me radhë, fermerët kanë qenë ruajtësit kryesorë të këtyre farave, duke i kultivuar kryesisht për nevoja familjare. Së fundmi, rritja e interesit të tregut dhe e turistëve për produktet tradicionale ka nxitur rikthimin e tyre edhe në prodhim për treg.

Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se shumë varietete vendase tashmë janë humbur dhe humbja e tyre është e pakthyeshme. Për këtë arsye, kërkohet një angazhim më i madh nga Ministria e Bujqësisë, pushteti vendor, universitetet dhe institucionet kërkimore për ruajtjen e kësaj pasurie të rrallë gjenetike bujqësore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit