4 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2.2 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
3 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Aroma e lakrorit në saç, magnet për turistët në Korçë…

- Advertisement -

Mes kalldrëmeve të vjetra dhe aromave që zgjojnë kujtesën, zjarri ndizet çdo ditë për të sjellë në sofrë një nga shijet më autentike të juglindjes. Edlira dhe Gramoz Shelanji, me punë të palodhur dhe dashuri për traditën, mbajnë gjallë artin e lakrorit në saç, ashtu siç është trashëguar brez pas brezi.

Çdo petë hapet me kujdes, çdo mbushje përgatitet me durim, ndërsa saçi i nxehur mbi prush kthehet në skenën ku shija dhe historia takohen. Vizitorë e turistë ndalen çdo ditë, tërhequr nga aroma dhe kureshtja, për të parë nga afër një proces që sot është më shumë se gatim është ritual.

Në Pazarin e Vjetër të Korçës, lakrori nuk është thjesht ushqim. Është kujtim, mikpritje dhe identitet, i shërbyer me zemër të hapur./Bashkia Korcë

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit