-0.9 C
Pogradec
-1.1 C
Korçë
-1.9 C
Bilisht
-1 C
Ersekë
-1.8 C
Maliq
-0.7 C
Liqenas
Wednesday, January 21, 2026

Dëbora arrin 50 centimetra në Dardhë të Korçës! Ndërpritet lëvizja e kamionëve në doganën e Qafë Thanës, segmentet rrugore mbeten të hapura…

- Advertisement -

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit.

Në disa qarqe, dëbora ka arritur një trashësi të konsiderueshme duke vështirësuar qarkullimin, por nuk raportohen akse të bllokuara. Gjithashtu, ka mungesë të energjisë elektrike në Korçë e Kukës. 

Autoritetet dhe mjetet borëpastruese vijojnë punën për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore me anë të pastrimit dhe kriposjes.

KORÇË:

Deri më tani, situata më problematike paraqitet në Dardhë të Korçës ku trashësia e shtresës së bardhë arrin deri në 50 centimetra në disa vende.

Prezenca e erës së fortë ka favorizuar reshjet e dëborës duke bërë që aksi Boboshticë-Dardhë të mbulohet. Dy borëpastruese ndodhen në terren për mbajtjen nën kontroll të situatës. Qarkullimi vijon, por nevojiten zinxhirë.

Në doganën e Qafë-Thanës është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak se po punohet me borëpastruese në segmentin hyrës drejt Maqedonisë. Kjo ndërhyrje do të jetë për pak orë, çka deri më tani ka sjellë ndalimin e kamionëve por me përfundimin e ndërhyrjes nga borëpastrueset do të rinisë qarkullimi edhe për këto mjete të tonazhit të rëndë.

Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, reshjet e borës kanë arritur deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.

Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Po vijon pastrimi dhe kriposja, rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.

Në akset Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore dhe vijon puna për pastrimin dhe kriposjen.

Energjia elektrike është ndërprerë në këto zona:

Fideri Potgozhan, NST Guri i Kuq pa energji, rreth 500 abonentë ruralë në zonat Trebinjë dhe Bishnicë.

Fideri 8 Rehovë  NST Ersekë, pa energji zona Rehovë 40 abonentë.

Fideri Vithkuq  NST Rehovë, pa energji zona Mazrekë, 3 abonentë ruralë.

Fideri 9  NST Lozhan pa energji zona Mesmal, 50 abonentë ruralë.

Fideri 4  NST Mollas pa energji zona Pepellash, 5 abonentë ruralë.

Fideri 22  NST Korçë pa energji 3 abonentë privatë dhe antena në Cardhak (Stefani).

Fideri JO6  NST Leskovik, pjesërisht në punë pa energji 2 abonentë në zonën Gërmenj.

Fideri 19 NST Korçë pjesërisht në punë, pa energji zona Dardhë 140 abonentë.

Fideri 3  NST Ersekë pa energji.

Ekipet e OSSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit